Albanian Albanian
Pro European Students Union

Unioni i Studentëve Pro Europian

USPE – Të rritet vlera e bursave

March 10, 2015 USPE Comments

Unioni i Studentëve Pro Europian si organizata më e madhe studentore në Republikën e Kosovës vlerëson se vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit “ HASAN PRISHTINA” për uljen e shumës së bursës universitare nga 900 në 700 euro është i papranueshme, jo i drejt dhe aspak motivues.

Vendime si ky nuk ndihmojnë në rritjen e cilësisë së studimeve, zvogëlimi i shumës në 700 euro nuk mund të ketë vlerësohet si bursë shkencore apo e të arriturave në studime, por lirisht mund të njihet si bursë sociale.

Universiteti i Prishtinës nuk duhet të ndjekë praktika si kjo, përkundrazi UP-ja duhet të shërbejë si institcion që motivon dhe stimulon aktivitetin e studentëve në aktivitet shkencorë.

USPE kërkon nga Ministria e Arsimit, Këshilli Drejtues dhe Rektori i Universitetit që në bazë të kompetencave ligjore që kanë të anulojnë vendimin e marrë dhe të rrisin vlerën e bursës shkencore nga 900 në 1200 euro.

USPE, Prishtinë
10/3/2015

Previous Post

Next Post