Albanian Albanian
Pro European Students Union

Unioni i Studentëve Pro Europian

USPE I BASHKOHET PROTESTËS SË PARLAMENTIT STUDENTOR TË UP-SË

October 5, 2015 USPE Comments

feturedUSPE, si organizata më e madhe studentore në vend, duke parë e analizuara zhvillimet e fundit, me ftesë të Parlamentit Studentor, vendosë të bashkohet në protestën paqësore për nesër më 06.10.2015 e martë duke filluar nga ora 11:00, me vendtakim te Bibloteka Kombëtare e Kosovës.

USPE, vlerëson se kërkesat e Parlamentit Studentor janë të arsyeshme dhe të nevojshme për studentët, njëherit konsiderojmë që ato kërkesa nuk dëmtojnë cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës.

USPE vlerëson se sa më shumë mundësi për studentë aq më shumë do të rritet cilësia e studimeve, ne kërkojmë që të rriten kriteret e vlerësimit, e të mos zvogëlohen mundësitë për vlerësim.

Unioni i Studentëve Pro Europian, si organizata më e madhe studentore në Universitetin e Prishtinës, kërkon nga të gjithë studentët e UP-së që të distancohen nga grupe “të pavarura studentësh” të cilën nuk dihet se për kë punojnë, nuk dihet cila janë qëllimet e tyre dhe cilat janë burimet e financimit të tyre.

Ne, si përfaqësues ftojmë të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, që të bashkohen në protestën paqësore për realizimin e kërkesave të studentëve të Universitetit të Prishtinës të cilat janë të paraqitura në kërkesën e Parlamentit Studentorë të UP-së, si organi i vetëm legjitim i përfaqësimit të studentëve në nivel Universiteti.

Nesër më datë 06.10.2015, në ora 11:00 përballë Biblotekës Kombëtare të Kosovës, takohemi të gjithë në mënyrë të organizuar të paraqesim shprehjen e pakënaqësisë tonë në raport me vendimet e Senatit të UP-së, në këtë mënyrë të tregohet vendosmëria e studentëve në realizimin e kërkesave të tyre.

USPE

Prishtinë

05/10/2015

Previous Post

Next Post