Albanian Albanian
Pro European Students Union

Unioni i Studentëve Pro Europian

USPE – Arlinda dhe Ermira meritojnë çmimin studente e dalluar

February 13, 2015 USPE Comments

Unioni i Studentëve Pro Europian, si organizata më e madhe studentore në Republikën e Kosovës reagon rreth ndarjes së çmimeve për “ Studentët e Dalluar të Universitetit të Prishtinës“ me rastin e eliminimit në momentin e fundit të students Ermira Halimi, studente e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës qendra në Gjilan e cila ka notën mesatare 9.76.

Rast edhe më flagrant ka ndodhur me studenten tjetër nga qendra e fakultetit ekonomik në Gjilan, Arlinda Abdullahu e cila ka notën mesatare 10.00 dhe as që është ftuar në këtë ceremoni.

Betim Sherifi, Sekretar i përgjithshëm i USPE-së dhe Senator në UP, tregon qëndrimin zyrtar në bazë të cilit thotë se jemi njoftuar me rastin e mos ftimit të Arlindës si shembull i studentës së shkëlqyer dhe eliminimit të Ermirës pas perfundimit të ndarjes së çmimeve, kjo sa është turpëruese është edhe tendencioze.,

Sherifi tha se Arlinda Abdullahut dhe Ermira Halimit iu mohua marrja e çmimit padrejtësisht pasi studentet në fjalë i plotësonë kriteret për të qenë fituese meritore të këtij cmimi simbolik por nuk ka njohuri mbi arsyen se pse ato nuk kanë qenë të njoftuara për mos përfshirje në ndarjen e çmimeve, dhe eleminimin e tyre në momentet e fundit. Sherifi shtoi se kemi kontrolluar listen përfundimtare dhe aty figuronin student me notë mesatare edhe më të ulët andaj ne do të kërkojm nga njësitë akademike dhe rektorati sqarime rreth këtyre lëshimeve tendencioze.

USPE në vazhdimësi do të jetë afër studentëve duke përcjellur me perkushtimin më të madh të gjitha proceset që ndodhin brenda Universiteteve dhe duke qene përhere me dhe për studentët..

Previous Post

Next Post