Albanian Albanian
Pro European Students Union

Unioni i Studentëve Pro Europian

UP, kërkohen taksa më të ulëta në master

February 16, 2012 USPE Comments

Studentët e Universitetit të Prishtinës (UP) kërkojnë zbritjen e taksave për studimet master, pasi që e konsiderojnë se taksa e tashme e aplikuar nga UP është shumë e lartë për standardin kosovar.
Zmadho fotografinë

UP, kërkohen taksa më të ulëta në master

Studentët e Universitetit të Prishtinës (UP) kërkojnë zbritjen e taksave për studimet master, pasi që e konsiderojnë se taksa e tashme e aplikuar nga UP është shumë e lartë për standardin kosovar.

Këshillat e studentëve, nëpër njësi akademike të UP-së, kanë marrë ankesa dhe kërkesa nga studentët që të bëhet zbritje e pagesës së semestrit në studimet master. Pas zbritjes së pagesës në nivelin bachelor nga 75 euro sa ishte propozuar në 50 euro, kanë pasuar jo pak reagime nga studentët e masterit, të cilët kërkojnë që të bëjnë pagesën sipas vendimit të mëparshëm, i cili parashihte pagesën për një semestër prej 250 euro dhe jo 300 euro sa parashihet me vendimin e ri, i cili është zbatuar dhe studentët tashmë kanë paguar për regjistrim të vitit akademik 2010-2011.

Pas takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës si dhe ata të Rektoratit, udhëheqësit e Parlamentit të Studentëve (PS), të enjten, kanë dorëzuar edhe me shkrim kërkesën për zbritje të tarifave në studimet master në Këshillin Drejtues (KD) të UP-së dhe në Ministri të Arsimit.

Kryetari i PS-së, Selim Daku, ka thënë për “Zërin” se edhe zyrtarisht i ka njoftuar të gjithë organet kompetente me reagimin e studentëve dhe kërkesat e tyre për pagesë më të arsyeshme në këtë nivel studimesh. “Ankesat se nuk arrijnë të paguajnë këtë shumë janë adresuar nga studentët jo vetëm në këshillat studentore, por edhe në kryesi të PS-së”, tha ai.

Shumë studentë,sipas Dakut, ankohen se nuk kanë mundësi materiale për të paguar këtë shumë të semestrit prej 300 euro. Sipas tij, ky parlament, kishte njoftuar edhe më parë gjatë takimeve krerët e UP-së dhe ata të ministrisë për këtë çështje, mirëpo nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

“Presim që të na përgjigjen, pasi po ua rikujtojmë dhe me shkrim kërkesën tonë për zbritje të pagesës së semestrit në master”, ka thënë ai, duke shtuar se në kërkesën me shkrim që përfaqësuesit e ministrisë dhe KD-së do ta kenë në zyrë që nga e enjtja, kërkohet edhe dhënia e bursës për studentët e masterit. Një vendim i KD-së parasheh që bursat të hiqen për këtë nivel studimesh, por sipas Dakut, kjo është e padrejtë, pasi mundësia e lirimit nga semestri për këta studentë në këtë nivel është e siguruar me statut sepse studimet master llogariten si vazhdim i studimeve të rregullta. (zëri)

Previous Post

Next Post