Albanian Albanian
Pro European Students Union

Unioni i Studentëve Pro Europian

USPE i bashkohet marshit paqësor kundër deklaratave të ministrit Jabllanovic

January 18, 2015 USPE Comments

USPE, si organizata më e madhe studentore në vend, duke parë e analizuara zhvillimet e fundit, me ftesë të Parlamentit Studentor, vendosë të bashkohet në protestën paqësore kundër deklaratave fyese të ministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Jabllnovic.

USPE, kujton ministrin Jabllnovic se qytetarët e Kosovës jetojnë tani e 17 vite të lirë, duke promovuar barazi, tolerancë dhe bashkëjetesë ndëretnike, dhe asnjëherë duke mos harruar krimet dhe gjenocidin barbarë serb të ushtruar ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.

Poashtu, kujtojmë ministrin Jabllanovic, se ka  17 vite që nënat e Kosovës (Gjakovës) jetojnë me ankthin e humbjes së familjarëve të tyre, e të cilët sot e asaj ditë ende janë të pagjetur, dhe krejt kjo si pasojë e mosgatishmërisë së shtetit serb. Kujtojmë ministrin Jabllnovic, se shqiptarët kanë luftuar kundër okupuesve, kundër kriminelëve, dhe do të vazhdojnë së kundërshtuari edhe kundër atyre që nxisin urrejtje dhe fshihen nën arsyen e mosdijes.

Ne, si përfaqësues ftojmë të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, universiteteve të tjera publike në vend, që të bashkohen në marshin e kundërshtimit të deklaratave të ministrit Jabllnovic, të martën me datë 20 janar, në ora 12:00, në Sheshin “Hasan Prishtina” përballë Biblotekës Kombëtare të Kosovës, dhe në këtë mënyrë të tregohet vendosmëria e studentëve kundër deklaratave që prekin thellë plagët e nënave shqiptare.

 

USPE

Prishtinë

18/1/2015

Previous Post

Next Post