Albanian Albanian
Pro European Students Union

Unioni i Studentëve Pro Europian

Profesorët të mos paguhen nga 60 centë për provim

January 22, 2015 USPE Comments

Unioni i Studentëve Pro Europian, si organizata më e madhe në vend, në bazë të detyrave për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të studentëve, ka realizuar një sondazh në Web siten e organizatës duke kërkuar mendimin e studentëve për shtesat që marrin profesorët për mbajtjen e provimeve 60 cent për provim (student).

Në këtë sondazh kanë marrë pjesë 330 studentë nga të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës.

Rezultatet nga aleternativat e dhëna janë si më poshtë:

sondazh

Nga këto rezultate kuptojmë se : studentët e Universitetit të Prishtinës në shumicë konsiderojnë se pagesa shtesë për profesërt e Universitetit të Prishtinës, për cdo provim të mbajtur është keqpërdorim I parasë publikë, dhe si e tillë duhet menjëherë të ndalet.

Ndërkaq, nëse e marrim si përkrahje përqindjen e alternativës si pagesë normale dhe shumë e vogël, së bashku bëjnë 16 %, andaj konkludojmë se 84% e pjesëmarrësve në sondazh janë kundër kësaj pagese.

Këto ishin rezultatet e hulumtimit të shkurtër të realizuar nga USPE, ndërkaq në do të vazhdojmë edhe me sondazhe të tjera me student, ku do të trajtojmë cështje që prekin direkt studentët, tani në web site vecse kemi publikuar sondazhin e radhës, I cili ka të bëjë me atë se Cfarë mendojnë studentët për vendimet e fundit të Senatit të UP-së për heqjen e kushtit nga afati i Nëntorit, për afatin e provimeve të prillit dhe nëntorit me vetëm nga një provim, dhe heqjen e afatit mujor të provimeve për absolventë.

USPE, si organizata më e madhe studentore në Republikën e Kosovës, këto të dhëna do të i përcjellë në organet kompetente dhe bashkë me to edhe kërkesën që kjo pagesë shtesë të ndalet menjëherë, ndërkaq propozojmë që mjetet e kursyera të dedikohen për projekte të ndryshme shkencore të cilat mundë të qojnë përpara ide të ndryshme creative, nga profesorë apo student.

USPE, rezultatet e sondazhit dhe kërkesën për ndaljen e kësaj pagese shtesë, do të i dorëzoj në Këshillin Drejtues të UP-së, Rektoratit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Prishtinë, 22 Janar 2015

Previous Post

Next Post