Albanian Albanian
Pro European Students Union

Unioni i Studentëve Pro Europian

Për ne

logouspeUnioni i Studenteve Pro Europian !

Unioni i Studentëve Pro Europian – është organizatë e vlerave demokratike e ndërtuar në baze të parimeve europiane, për të dhënë kontribut në ndërtimin e shtetit të Republikës së Kosovës me anë të forcimit të kuadrove të reja në ngritje të kapaciteteve profesionale.

Unioni i Studentëve Pro Europian – synon që përmes kontakteve, bisedave dhe kërkesave të ndryshme, t’iu ofroj kushte për zhvillim të gjithë studentëve, që për rezultat do të ketë përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive të nevojshme, iniciativën ndërmarrëse dhe pavarësinë e individit dhe të shoqërisë që të përballen me sukses ndaj ndryshimeve të shpejta të zhvillimeve shkencore e teknologjike dhe ndryshimeve sociale – ekonomike në mjedisin e vet dhe në botë.

Unioni i Studentëve Pro Europian – ka si objektiv të tij të promovojë pjesëmarrjen e studentëve dhe të koordinojnë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve.
Studentët mund të shprehin lirshëm ide, mendime, këshilla apo sugjerime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme arsimore, kulturore, artistike ku në këtë grup do të ketë hapesirë të rezervuar për të paraqitur opinionet e studentëve dhe stafit akademik e administrativ të Universitetit.

Historik i shkurtër dhe pasyqrim i aktivitetit:

  • Unioni i Studentëve Pro Europian është themeluar me dy shkurt të vitit 2010 me qëllim të afirmimit dhe avancimit të diturisë, mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të studentëve së pari në Universitetin e Prishtinës e pastaj për tu shtrirë ne Universitetin Publik të Prizrenit, Gjakovës dhe atë të Gjilanit. Gjatë katër viteve të aktivitetit të USPE janë realizuar projekte të shumta nga të cilat fituan shërbime, aftësime profesionale, ngrnitje të kapaciteteve studentët. Që nga themelimi e deri sot USPE është dalluar me koncpetin e ri të futur në jetën akademike dhe të studentëve, qasjen dhe aktivitetet kreative. Me kontributin e saj së pari në nivelin akademik instancat e përfaqësimit të studentëve si Këshilleve Studentore dhe Parlamentit të Studentëve nxiti shumë projekte të reja dhe kualitative nga të cilat u lëhtësua studenti, por dhe ndikuan në përmisimin e imazhit dhe cilësisë së studimeve.
  • Kemi realizuar me bashkëpuntor vendorë dhe ndërkombëtarë shumë projekte për ngritje të kapaciteteve të studentëve, në mesin e tyre mbi 70 trajnime të ndryshme në bashkëpunim me partnerë tanë OJQ-të ndryshme nga vendi dhe jasht tij, prej të cilave kanë përfituar mbi 3000 studentë në këto lëmi si Planifikimi i karrieres, hartimi i projekt propozimeve, paqja dhe toleranca, per biznese te reja, menaxhim të organizatave, udheheqje dhe Lidership, etj..
  • Kemi nxitur dhe nivelin e debatit në Universitetin e Prishtinës ku kemi trajtuar tema të aktualiteteve me panelistë, profesorë specjalistë, përfaqësues organizatash jo-qeveritare, ambasadorë të vendeve të huaja, ministra, kryetar komunash, përfaqësues të mediave, artistë, sportistë e figura të tjera publike në Kosovë dhe jashtë saj.
  • Poashtu USPE ka nxitë bashkëpunimin ndërkombëtarë përmes përfaqësuesve të saj,dhe kemi krijuar kontakte me homologë tanë në Shqipëri,Maqedoni,Mal të ZI, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Turqi, Bullgari, Britani e Madhe, Irlandë,Itali, SHBA, Kanada etj.
  • Janë realizuar vizita studimore nëpër tërë teritorin e Republikës së Kosovës, Kosovën Lindore Shqipëri,Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Turqi, Britani e Madhe, Bullgari, Austri, Norvegji etj., me këto vende dhe Universitetet që kemi bashkëpunim kemi realizuar edhe aktivitete të përbashkëta në disa nivele.
  • Asnjëherë nuk ka munguar dhe aktiviteti kritik ndaj institucioneve vendore dhe ndërkombëtare kur ne kemi vlerësuar se do të duhet të ndodhë, dhe asnjëherë nuk do të amnistojmë asnjë organ brenda Republikës së Kosovës ku edhe veprojmë për të bërë një gjë të tille e cila do të shkonte në të mirë të studentëve.
  • USPE si organizatë nuk do të mundë të qëndronte e pa-partitizuar sikur të mos egzistonte mbështetja e antarësisë së gjerë e cila ka dhënë një kontribut unik në të gjitha aktivitetet e realizuara deri më tash gjë për të cilën i falenderojmë pa masë.
    Falenderojmë dhe të gjitha bizneset të cilat mbështetën idetë dhe disa nga aktivitetet tona e pa të cilët ato nuk do të mundë të realizoheshin asesi.