Albanian Albanian
Pro European Students Union

Unioni i Studentëve Pro Europian

Një skenar cinik dhe një kope tifozësh

October 27, 2015 Mejdi Sadiku Comments

Shkruan: Egzon Daku

Si akter në zhvillimet në universitet ndjejë nevojë të shkruaj…

Na ishte njëherë një plak i mençur, i pasur dhe me influencë. Ai kishte edhe një djalë teze jashtëzakonisht intelegjent … i pari kishte pasion regjinë kurse i dyti skenarin.

Kisha dëgjuar se në UP gjendja ishte e rëndë, lulëzonte kurrupsioni e krimi, por nuk jam prej tipave që realitetin dhe ndryshimin e shoh nga facebooku, sidoqoftë mua më ra hise diçka tjetër.

Më ra hise të njihja një njeri i cili ishte shpëtimi dhe realizimi i botës sime ideologjike. Kjo më bëri shumë të lumtur. Madje, isha në gjendje të sakrifikoja shumë nga vetja për njeriun që po i jepte oksigjen botës sime e cila kishte filluar të rrënohej që moti.

I vetëdijshem për problemet, tanimë ndihesha një shpirt revolucionar! Fatkeqësisht kjo nuk zgjati shumë dhe krejt papritur vjen një moment kur kuptoj se në betejën e tij, heroi im dëshiron të jetë i vetëm. Kjo ishte e dhimbshme për mua, edhe në përralla heronjtë kanë ca shokë, ndërsa ky nuk pranonte të kishte as edhe një … se kuptoja, ndiqnim të njëjtat parime dhe ide!

Presioni i madh nga njëra anë dhe injorimi që më bëri heroi im nga ana tjetër, më lanë shumë konfuz. Në mesin kur luftoj i vetëm për ato ideale të ushqyera nga ai, kuptoj se po të njëjtit pa apo me vetëdije i është dhënë ky rol në një konkurs të fshehur e mirë të orkestruar. Duke mbetur i zhgënjyer une veproj tanimë mbi bazën e arsyes dhe jo të idealeve…

Filozofia e krejt kësaj qëndron në konceptin e popullit tim të gjorë, i cili si pa krye vraponte nga njëri skaj në tjetrin. Sigurisht jo të gjithë. Disa kishin perfitimin direkt, shumica shihnin idealet të cilat kisha parë edhe une, kurse pjesa tjetër ishte kopeja, bile bashkë me kopenë vraponin edhe ca zagarë të tjerë sa për maskim. U ndjeva mirë fillimisht, u ndjeva mirë për njerëzit që kishin ideale dhe u ngjallen, por gëzimi ishte i shkurtër sepse e dija, ato ideale ishin te rreme. Në këtë mes kishte edhe nga ata që edhe pse e dinin skenarin, e pranonin, sepse kishin armikun e përbashkët përballë (- • – = +), këta ishin “idealistët e vonuar”.

Një regjisor që lexon shumë libra e din që filmat më të pëlqyer për kopenë tonë janë filmat me mite dhe heronj. Kurse interesi i tij ishte konkret dhe real: shteti mbahet nga universiteti, rrëzo universitetin dhe shteti është i joti. (Ky koncepti i kapjes së shtetit dhe angazhimit për ç’kapjen e tij në vetevete paraqet kapje të llojit të vet). Mbetëm te regjisori, për të mos e përmendur më: shoku regjisor, stay on the square cause I’m on the level 🙂

Po. Jam ai lideri studentor që e nënvlerësuat, që ju prishi punë … Jam po unë ai të cilin e injoruat dhe i cili do të luftojë për bursat që hoqët, për studentët që humbin vite dhe për kritere të vërteta. Jam po unë ai që në fund deshët ta shkelnit, por nuk doli si e menduat, madje, duke ju kursyer si shumë!

Shoku Skenarist, nëse unë nesër bëhem asistent (që se kam as në plan) do e bëjë me forcat e mija, s’do ta kem askë tjetër përkrah. Monarki trashëguese dhe familjarizëm e keni bërë ju universitetin, jo unë! Unë po kërkoj dy afate shtesë e ju me paturpësinë më të madhe synoni të na “pushkatoni” e “leqitni” në emër të idealeve fantome. As s’dua ta kuptoj se mund të ketë ideale të njëjta një i privilegjuar i çdo sistemi, i rritur në luks e rehati! Po sikur juve të ju interesonte për procesin, për parime e ideale, do të pranonit një aleat që pa kusht dha krejt potencialin e vet. Kujtoni ju se mua mund të më shisni përralla ashtu siç bëni me kopenë përmes mediave! Kam nënshkruar dhe do të nenshkruaj prap kundër skenarëve të tilla!

Mos u mundoni të më poziciononi sepse gabimin e keni bërë ju e jo unë. Këtë skenar do ta shfryzojnë ata kundër të cilëve e nisët dhe ju keni bërë një vrime në ujë, urime!

Unë dua heroin tim të cilit i veshët një vello fallce por ai mbetet i vërtetë…

Autori është Kryetar i Unionit të Studentëve Pro Europian (USPE) si dhe Kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës

Previous Post

Next Post