Albanian Albanian
Pro European Students Union

Unioni i Studentëve Pro Europian

Miranda Lushaj-në krye të Parlamentit Studentorë të Universitetit të Gjakovës

June 7, 2015 USPE Comments

Miranda Lushaj-në krye të Parlamentit Studentorë të Universitetit të Gjakovës

Pas zgjedhjeve studentore të mbajtura në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, fituese doli organizata studentore Unioni i studentëve Pro Europian USPE me 67% të votave.

Pas konstituimit të Parlamentit Studentor si organi më i lartë i përfaqësimit studentore brenda Universitetit për herë të parë kemi një kryetare femër, ajo është Miranda Lushaj.

Miranda si një lidere e re zotohet se me anë të bashkpunimit dhe punës do të mundohet të mbrojë e ngrisë dinjitetin e mbarë të Universitetit.

” Nëse dëshirojmë të jemi të sukeshëm gjithmonë duhet të respektojmë një rregull: asnjëhere mos e gënje veten tënde. Unë zotohem të mbrojë e respektojë cdo të drejtë studentore, gjithsesi që do të jemi të hapur për bashkpunim me të gjithë studentët, strukturat dhe menaxhmentin e Universitetit dhe së bashku të tentojmë të avancojmë cilësinë e studimeve. Bashkimi bënë fuqinë dhe përmes bashkpunimit arrihet progresi thekson Lushaj.

Miranda Lushaj do të përfaqësoj në dy vitet e ardhshme studentët e Universitetit Publik Fehmi Agani në Gjakovë.

Gjakovë

6 Qershor 2015.

Previous Post

Next Post