Albanian Albanian
Pro European Students Union

Unioni i Studentëve Pro Europian

FRYMA STUDENTORE USPE NË PEJË E NË PRIZREN

March 20, 2015 USPE Comments

6512c4eafadd97bb3b8981d87ef2096017e2ee13a22aca95f66e00ef8b496879 9254ec67679059b20b11866898f0469bb8c71d525deb4df3ed96effd88ee0726 e3dbdb6fc4f42ba6989420d83e04a77bedc4722548e0e0c9c84d60e8174f7692 eb13795bfad0381910f6ae0a39aba9e79954d72e8e954e35f5dde7df55cc43d1Organizata më e madhe studentore në Republikën e Kosovës studentore Unioni i Studentëve Pro Europian ka zhvilluar takime e biseda me studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Universitetit “Ukshin Hoti “ në Prizren.

Anëtarë të kryesisë së përgjithshme duke përfshirë edhe Kryetarin dhe Sekretarin e organizatës kanë zhvilluar takime me studentët e Universitetit “ Haxhi Zeka” për të i njoftuar ata për mënyren e zhvillimit të aktiviteteve, funksionimit studentor, problemet, përparësitë, sfidat, orientimin e cështje tjera në interes të studentëve .

USPE para studentëve ka shpalosur disa nga aktivitetet që ka realizuar me studentët e Universiteteve tjera si dhe shtrirjen dhe funksionimin e saj. Strukturat e USPE-së kan zhvilluar një takim edhe me Rektorin e Universitetit të Pejës Prof.Dr. Naser Mrasori ku së bashku kanë vizituar një nga objektet e Universitetit.

Nga Peja strukturat e USPE-së ka vazhduar takimet me studentët dhe kryesin e degës së USPE në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Atje së pari është zhvilluar një takim në mes kryesisë së përgjithshme dhe kryesisë së degës ku është biseduar për funksionimin dhe aktivitetet e USPE në Prizren.

USPE këto takime me studentët e Universitetve Publike do ti vazhdoj tutje edhe me Universitet e tjera si ato të universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë e “ Isa Boletini “ në Mitrovicë.

Unioni i Studentëve Pro Europian do të jetë zë i arsyeshëm i studentëve duke mbrotjur të drejtat dhe interest e tyre në mënyrë të denjë.

Previous Post

Next Post