Albanian Albanian
Pro European Students Union

Unioni i Studentëve Pro Europian

Egzon Daku në krye të Parlamentit Studentorë të UP-së

June 1, 2015 USPE Comments

Egzon Daku në krye të Parlamentit Studentorë të UP-së

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka bërë ndërrimin e kryetarit. Kryetari i deritanishëm Arben Mehmeti i dorëzoi postin kryetarit të ri, Egzon Dakut.

Ndërrimi në kreun e Parlamentit Studentor vjen si rezultat i rrotacionit sipas marrëveshjes së koalicionit të organizatave studentore.

Me rastin e dorëzimit të detyrës, Mehmeti i falënderoi të gjithë për bashkëpunim, e uroj që puna e mirë të vazhdoj tutje.

Ndërsa, kryetari i ri Egzon Daku u zotua se do të punojë tutje për t’ua kthyer dinjitetin Universitetit të Prishtinës, për t’i mbrojtur të drejtat dhe interesat e studentëve, për të sjellë inovacion e kreativitet, për të rritë cilësi e për të intensifikuar bashkëpunim,.

“Universiteti i Prishtinës kohëve të fundit është ballafaquar me ide e probleme të ndryshme, por me bashkëpunëtorët zotohemi që do të punojmë për t’ia rikthyer dinjitetin e Universitetit dhe të studentëve.Përveç tjerash, do të punoj për t’i mbrojtur të drejtat e studentëve dhe interesat e tyre. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë studentët, strukturat e tyre dhe menaxhmentin e Universitetit.”, tha Daku.

 

Previous Post

Next Post