Albanian Albanian
Pro European Students Union

Unioni i Studentëve Pro Europian

1ST EUROPEAN CONGRESS FOR YOUNG PROFESSIONAL

‘’1ST EUROPEAN CONGRESS FOR YOUNG PROFESSIONAL’’

 9th and 10th APRIL 2016

 ALBANIA

 Versioni SHQIP

BURIMI DHE REKOMANDIMET NGA BE

RESOURCE AND SUGGESTIONS FROM EU

We protect the environment from non printing

Në bazë të ligjeve në fuqi të Republikës së Shqipërisë – Botimet e Fletores Zyrtare (Legjislacioni Shqiptar 2015) Qendra e Publikimeve Zyrtare QPZ, Tiranë – Shqipëri

Ky është një dokument zyrtar dhe nuk lejohet fotokopjimi dhe shpërndarja me email ose hard copy pasi dënohet me ligj autorësie.

Në datat 9 dhe 10 Prill 2016 në Republikën e Shqipërisë, me vullnetin e plotë të të gjitha shteteve europiane, Universiteteve të Akredituara të Kontinentit Europian, Akademi dhe Katedra Shkencore, Bashkimit Europian, Këshillave dhe Forumeve Studentore, do të zhvillohet Kongresi i Parë Europian për Profesionistët e Rinj – 1ST EUROPEAN CONGRESS FOR YOUNG PROFESSIONAL, ALBANIA 2016.

Komisioni i Përgjithshëm Ekzekutiv KPE i Kongresit ka vendosur që ky kongres për herë të parë të mbahet në Shqipëri dhe organizimet për Shqipërinë dhe delegatët shqiptarë ti ketë në mbikqyrje dhe përzgjedhje: Organizata Shqipëria Europiane së bashku me Aleanca Elitare Studentore Shqiptare.

DETAJET MBI KONGRESIN


Emri Zyrtar në Gjuhën Shqipe:
‘’Kongresi i Parë Europian Për Profesionistët e Rinj, 9 dhe 10 Prill 2016, Shqipëri’’

 Official Name in International English: ‘’1ST EUROPEAN CONGRESS FOR YOUNG PROFESSIONAL, 9TH AND 10TH APRIL 2016, ALBANIA’

Datat e Kongresit:  9 dhe 10 Prill 2016 (E Shtunë dhe E Diel)

 Vendi/Shteti i Organizimit: Republika e Shqipërisë

 Organizatorët: Organizata Shqipëria Europiane OSE, Universitetet Europiane, Katedrat dhe Akademitë e tyre Shkencore, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë (Minitritë në gatishmëri), Aleanca Elitare Studentore Shqiptare, Këshilla, Organizata dhe Forume Studentore anembanë Europës.

 Qytetet e Organizimit: Durrës dhe Tiranë dhe të mundshme për vizitë do të jenë qytetet: Saranda, Kruja ose Vlora. Për arsye sigurie dhe jo vetëm nuk mund të dihet paraprakisht se në cilin qytet delegatët do të shkojnë për vizitë.

Fillimi i Kongresit: 9 Prill 2016, Ora 12:00 – 19:00 (E Shtunë)

Mbarimi i Kongresit: 10 Prill 2016, Ora 10:00 – 20:30  (E Diel)

Numri i Pjesëmarrësve: Rreth 600 pjesëmarrës nga e gjithë Europa (delegatë, studentë, akademikë, personalitete diplomatike dhe shtetërore, gazetarë të ftuar)

Rëndësia: E nivelit Europian

Siguria: E nivelit dhe prioritetit maksimal. Me bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, Shërbimit Inteligjent Kombëtar, Forcave të caktuara ushtarake dhe policore dhe strukturave të tjera të Republikës së Shqipërisë dhe jo vetëm.

Pjesëmarrësit nga Rajoni: Nga Shqipëria gjithsej 144 delegatë, nga Kosova 103 delegatë, nga Mali i Zi 23 delegatë, nga Maqedonia 53 delegatë, nga Greqia 31 delegatë dhe nga Kroacia 24 delegatë. Secili prej shteteve pjesëmarrëse i përzgjedh vet, në mënyrë të pavarur delegatët e tij.

 Bashkëpuntorët në Kongres

Republika e Shqipërisë – Këshilli i Ministrave – Kryeministri – Ministritë Përkatëse

 5 Bashkitë kryesore të Pushtetit Vendor Shqiptarë (Saranda, Durrësi, Tirana, Vlora dhe Kruja)

 Policia e Shtetit Shqiptarë 

 Shërbimi Informativ Shtetëror SHISH

 Delegacioni – Bashkimit Europian në Shqipëri

 Komisioni Europian – Departamenti Arsim dhe Shkencë

 Universitetet Europiane (Katedra, Akademi Shkencore, Studentë, Akademikë)

 Ambasadat dhe Konsullatat e Përgjithshme të Shteteve Anëtare të OKB

Kompanitë Kombëtare dhë Ndërkombëtare

 Unioni i Biznesit dhe Industrisë Shqiptare dhe asaj Europiane

 
QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT E KONGRESIT

Kongresi Europian ka qëllimet dhe objektivat e tij, si mëposhtë:

  1. Të shërbej si një mundësi dhe eksperienc mjaft e mirë për shkëmbime eksperiencash, kulturash dhe mundësish mes akademikëve dhe delegatëve pjesëmarrës të Europës. 
  1. Të njihemi më gjerësisht mbi mundësinë e studimeve dhe punësimit në vendet e Bashkimit Europian. 
  1. Të garantohet ndihmë dhe mbështetje për studentët e Rajonit të Ballkanit në formën e Bursave të Studimit, Praktikave Profesionale etj. 
  1. Të lehtësohen masat për transferimin e studimeve në shtete të ndryshme të Bashkimit Europian 
  1. Ofrimin e kurseve në gjuhë të ndryshme europiane falas, si lehtësi për transferimin e studimeve. 
  1. Të njihemi me informacion të plotë mbi Ballkanin dhe problemet e saj akademike.

 

PËRFITIMET DHE AKTIVITETET E KONGRESIT

Për rëndësinë që ka ky Kongres çdo delegati pjesëmarrës do t’i kushtohet një vëmendje e madhe profesionit për të cilin studjojnë ose kanë studjuar.

Çdo delegatë shqiptarë:

  1. Do të mund të kryej një Professional Internships – Praktikë Profesionale, 45 ditë pune ne vendet e Bashkimit Europian, të garantuar nga Komisioni Europian, me propozim nga Komisioni Ekzekutiv i Kongresit.
  1. Ka mundësinë më të mirë për t’u njohur me Bursat e Studimit dhe Transferimit të vendosura në dispozicion nga Erasmus dhe aq më tepër që në Kongres do të jenë të pranishëm përfaqësuesë të Universiteteve të ndryshme Europiane.
  1. Nga Work-Shop që do të paraqesin Kompanitë vendase dhe të huaja gjatë Kongresit, për delegatët mund të jetë një mundësi e mirë për punësimin e tyre në bazë të kërkesave dhe ofertave të të dy palëve.
  1. Gjatë Kongresit, delegati mund të ndjeki një ndër seminaret mbi tema të caktuara, si: ‘’E drejta Europiane’’, ‘’Ekonomia Europiane si Konkurenc Potenciale Botërore’’, ‘’Barazia Gjinore, Ligji dhe e ardhmja e Jurispudencës Europiane’’, ‘’Sëmundjet më të shpeshta në Europë’’, ‘’Familja, roli i saj në të ardhmen’’ etj.

 Këto seminare do të mbahen në gjuhën angleze nga lektorë europianë dhe do të shoqërohen me nje vërtetim për seminarin e ndjekur, ku mund t’ju shërbej si mundësi kreditesh në profesionin tuaj.

 
Kriteret që duhet të plotësohen

 Çdo aplikant duhet të plotësoj detyrimisht këto kritere:

  1. Të jetë midis moshës 19 deri në 29 vjeç 
  1. Aplikanti duhet të ketë domosdoshmërisht njohur mbi Gjuhën Angleze – International English 
  1. Të jetë pjesë e një fakulteti/universiteti/kurrikule të Institucioneve të Arsimit të Lartë IAL, qofshin këto publike ose jopublike në Republikën e Shqipërisë.
  2. Të mos ketë dënime të veprave të ndryshme penale të mëparshme, vendime të shpallura nga Gjykatat e Shteteve përkatëse.
  3. 75 aplikantët e parë nga Shqipëria kanë të drejtë të marrin pjesë ne Kongresë

*Ka përjashtime për moshën vetëm në rast vendimi koherent të Bordit të Përgjithshëm Drejtues.

 
Dokumentat e Domosdoshme për Aplikim

  1. Letër Interesi (Kërkese dhe Motivimi) nga ana e aplikantit me shkrim kompjuterik dhe në fund me shkrim personal: Emër – Mbiemër – Nënshkrim. Letra nuk duhet të jetë më shumë se një faqe Format A4. 
  1. Formular Aplikimi – Moduli Application Form (Module OSE-012-EAO) i plotësuar plotësisht dhe i dërguar me Email në: ose.albania@gmail.com  
  1. Fotokopje e Mjetit tuaj të Identifikimit (nga pjesa e fotografisë suaj). Pranohet vetëm Pasaport Biometrike ose Kartë Identiteti dhe kjo fotokopje të përmbaj me shkrim personal tuajin: Emër – Mbiemër – Nënshkrim. 
  1. Mandat Pagesa Bankare ku vërteton se aplikanti ka depozituar shumën prej 75 Euro (gjashtë-dhjetë Euro) ku është e përfshirë dhe TVSH-ja (B). (Duhet të kryhet brenda datës së shënuar në mandat pagesën e dërguar me email).

 

  SHUMA PREJ 60 EURO, përfshin: 

  • Transportin Prishtinë-Durrës-Tiranë-Prishtinë dhe të gjitha lëvizjet në qytete të tjera të parashikuara në dobi të Kongresit
  • Qëndrimin adhe Akomodimin në Hotel për 1 natë e 2 ditë, ku përfshihet ushqimi: drek-dark-mëngjes-drek
  • Hyrja në aktivitetet argëtuese që do të organizohen
  • Të gjitha shpenzimet mbi organizimin dhe aktivitetet e Kongresit si dhe Database për Professional Internships, Work Shop apo Bursat e Studimit dhe Transferimit ‘’Erasmus’’.

Hapat që duhen ndjekur nga aplikanti detyrimisht

  1. Së Pari, aplikanti duhet të lexoj gjithçka me kujdes dhe vëmendje të plotë të gjithë dosjen që ne i dërgojmë nëpërmjet Email-it pasi çdo detaj është i shpjeguar më së miri aty. Ndaj organi jonë ju kërkon shqyrtim dhe studim me shumë kujdes, pasi pas marrjes së dosjes do jenë të kufizuara emaile sqaruese ne lidhje me kongresin për shkak të rregullores së zbatimit të projektit.
  1. Hapi i Dytë. Aplikanti kryen pagesën pranë Tirana Bank Sh.A. me mandat pagesën e dërguar me email nga ana jonë brenda afatit të përcaktuar në këtë mandat pagese (Shiko brenda Mandat Pagesës, faqja e parë sipër tabelës). Në rast se pagesa nuk kryhet brenda afatit, atëherë aplikanti skualifikohet një herë e përgjithmonë nga aplikimi për shkak të mundësisë së barabartë për të gjithë shtetasit. Aplikantët që nuk kanë marrë mandat pagese me anë te emailit do të thotë që do ta kryejnë pagesën pranë zyrave tona për efekt verifikimi.

III. Hapi i Tretë. Aplikanti dërgon me email me emrin e tij: Formular Aplikimi – Application Form (Module OSE-012-EAO) të plotësuar me të gjitha detajet e duhura (brenda 20 ditëve pas marrjes me email të formularit).

  1. Hapi i Katërt. Aplikanti përgatit Letër Interesin (Kërkese dhe Motivimi) të nënshkruar si është shpjeguar mësipër.
  1. Hapi i Pestë. Aplikanti njoftohet me anë të telefonit ose emailit midis datave: 10 Mars 2016 deri në 25 Mars 2016 për të dorëzuar pranë zyrave tona këto dokumenta: a) Letër Interesin (Kërkese dhe Motivimi) të nënshkruar prej aplikantit, b) Fotokopjen e Mjetit të Identifikimit dhe c) Mandat Pagesën nga Banka.
  1. Hapi i Gjashtë. Ditën që aplikanti paraqitet në zyrat midis datës 10 Mars 2016 deri në datën 25 Mars 2016 aplikanti merr një Kod Serial Unik – USC/EU1, që do i duhet në të ardhmen, gjatë kongresit dhe që e identifikon specifikisht nga aplikantët e tjerë.

VII. Hapi i Shtatë. Pas mbarimit të Kongresit, delegati pajiset me një Certifikatë Zyrtare bazuar në referencat e Komisionit Ekzekutiv të Kongresit, për gjithë aktivitetin e tij në Kongres.

‘’JU LUTEMI RESPEKTONI AFATET DHE INFORMACIONIN E DETAJUAR’’

Detajet më të specifikuara mbi programin e zhvillimit, oraret, mënyrën se si do të veprohet, do ju bëhen të ditura nga data 10 mars deri më datën 25 mars 2016, pranë zyrave tona, ditë që do pajiseni dhe me serial kodin tuaj unik dhe ku do të merrni trajnimin e nevojshëm për Kongresin.

Këtu mund të gjeni edhe formën e aplikimit si dhe dokuemntet tjera:

Application Form – Formular Aplikimi (Module OSE-012-EAO)
Payment Order for the Applicant – Mandat Pagesa e Aplikantit

 Ju urojmë suksese të vazhdueshme në karrierën tuaj profesionale!

 KOMISIONI I PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV KPE

I

KONGRESIT TË PARË I PROFESIONISTËVE TË RINJ, SHQIPËRI, PRILL 2016

Valid from 23/09/2015                                                          

Organizata Shqipëria Europiane OSE                                                   Aleanca Elitare Studentore Shqiptare AESSH

Website:  www.ose.al  Informacioni:  ose.albania@gmail.com / 

Tel:  +355 (0) 69 60 40 800  (Interactive Group Call)
Adresa:  ‘’Rruga e Kavajës,  Nr. 48, Tirana, Albania, Default 1010,  (P.O. BOX 369/7)’’.

__________________________________________________________________________________________________________________________

Këtu mund të gjeni edhe formën e aplikimit si dhe dokuemntet tjera:

Application Form – Formular Aplikimi (Module OSE-012-EAO)
Payment Order for the Applicant – Mandat Pagesa e Aplikantit